Lajmet e fundit

Drejtori i përgjithshëm i juventusit, Giuseppe Marotta ka përjashtuar çdo mundësi të transferimit të yllit të Real Madrid, Isco dhe atij të Chelseas, Oscar.
Ai ka thënë se dëshira e tij aktualisht është që ylli Pogba të mos largohet nga klubi.
“Isco dhe Oscar nuk janë lojtar të jashtëzakonshëm, ata nuk janë lojtar tonë dhe nuk kemi për të nënshkruar kurrë me ta”.
“Për Pogban? Në futbollin modern vendimi i lojtarit është parësor, sikur me Tevez. Ne duam ta mbajmë atë në skuadër, por që në nuk mund të garantojmë një pagë që dikush nga klubet mund ta bëjë dyfish më shumë sesa ne”, ka thënë Marotta.