31.08.2019 · përditësuar para 2527 dite1 min lexim
Drejtori ekzekutiv i klubit Inter, Giuseppe Marotta, është duke e pritur largimin e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi.
Kjo për shkak se futbollisti 26 vjeçar nuk është i përfshirë në planet e skuadrës italiane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht se gruaja e Icardit ka thënë se ai mund të qëndrojë në Inter, pas transferimit të futbollistëve Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, ka pak shpresë që futbollisti në fjalë të mbetet në klub.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.