Lajmet e fundit

Futbollisti i Barcelonës, Marlon, ka munguar në stërvitjet e së martës, pasi që ka marrë leje nga Barcelona që të udhëtojë për në Nice, për ta finalizuar një marrëveshje huazimi.
Ai do të qëndrojë te Nice në huazim dyvjeçar.
Nice po ashtu ka një opsion që ta blejë Marlon, nëse performancat e tij e bindin këtë skuadër.
Pavarësisht se e kishte nisur mirë sezoni ne kalur për katalunasit, trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se gjëja më e mirë për Marlon është largimi.