Mario Lopez dhe gruaja e tij Courtney Mazza, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë – një djalë me emrin Santino Rafael, transmeton Klan Kosova.
“Është një djalë. I shëndetshëm dhe djalë i bukur”, shkroi Mario në Instagram bashkë me fotografinë e të porsalindurit.
Çifti njoftoi se do të bëheshin sërish prindër në janar por nuk e zbuluan gjininë.
Lopez 45 vjeçar dhe Mazza 36, u takuan në vitin 2008 dhe më pas u martuan në vitin 2012.
https://www.instagram.com/p/BzqjyACHSZK/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.