Marino Formenti, pianisti i njohur botëror i muzikës klasike dhe bashkëkohore, do të performojë për 4 ditë në “Muzeu e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit”.
Performanca unike “What is light for”, nis sot nga ora 19:00 dhe do të zgjasë deri më 20 korrik në mesnatë, me dyer të hapura për vizitorët çdo ditë nga ora 11:00 deri në mesnatë.
Gjatë katër ditëve, ai do të jetojë në burg, do të flejë, ushqehet, mirëpresë mysafirë dhe do të luaj në piano. Muzika, koha, hapësira, tingulli dhe mbi të gjitha të qenurit bashkë janë thelbi i kësaj përformance.
Vizitorët mund të dëgjojnë muzikë, të kalojnë kohë me pianistin dhe gjithashtu, të japin propozime për muzikë për Marinon, apo të luajnë me një instrument së bashku.
Temat që lidhen me burgun si shtypja, detyrimi, liria, pushteti, hierarkia, guximi, dëbimi, deportimi do të eksplorohen përmes muzikës dhe bisedave me ish-të burgosurat/it politike/ë.
Pika muzikore që luhen janë: J. S .Bach, Philip Glass, Nirvana, Brian Eno, Morton Feldman, Frédéric Chopin, Erik Satie, John Lennon, Franz Schubert, Galina Ustvolskaya, muzikë popullore, këngë burgu, këngë politike etj, transmeton Klankosova.tv.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.