Lajmet e fundit

Marina e Indisë tha se ka rimarrë një anije nga piratët somalezë në brigjet indiane të shtunën, duke shpëtuar ekuipazhin dhe duke i dhënë fund marrjes tre-mujore të transportuesit me shumicë MV Ruen.
Rrëmbimi në dhjetor të 2023-ës ishte hera e parë që nga viti 2017 ndonjë anije mallrash ishte marr me sukses nga piratët somalezë.
Luftanija indiane "Kalkata" "në 40 orët e fundit, përmes veprimeve të bashkërenduara me sukses futi në qoshe dhe detyroi 35 piratët të dorëzoheshin dhe siguroi evakuimin e sigurt të 17 anëtarëve të ekuipazhit", tha marina.