Një statujë e gjatë prej 26 metrash e ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe me veshjen e saj të famshme të bardhë, është zbuluar para Muzeut të Artit ‘Palm Springs’, përballë Palm Canyon Drive, i cili është shiriti kryesor turistik qytetit të Kalifornisë.
Kjo vepër arti e skalitur nga skulptori John Seward Johnson II në vitin 2011, është frymëzuar nga një skenë e filmit, "The Seven Year Itch", shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Statuja që tashmë është e popullarizuar po pritet që të sjellë një numër të madh të vizitorëve krahasuar me vitet paraprake kur edhe ishte shfaqur, janë shprehur zyrtarë të kësaj ngjarjeje.
Përndryshe, kur ajo ishte zbuluar për herën e saj të parë është pasuar me një sërë protestash, përfshirë edhe Fondacionin e Grave, të cilët e kanë cilësuar atë si një akt mizogjen.
"Forever Marilyn" pritet të qëndrojë në Palm Springs për tre vjet.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
P
SHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.