Lajmet e fundit

Marihuana mund të jetë e përdorshme në trajtimin e simptomave të sëmundjeve të lëkurës si ekzema dhe psoriaza, sipas hulumtuesve.
Kanabisi njihet për përmbajtjen e agjentit psikoaktiv THC e që ka efekt dehës.
Sidoqoftë, mjekët dhe pacientët po shfaqin një interesim në rritje në dobitë shëndetësore që vijnë nga pjesët e kësaj bime që nuk shkaktojnë dehje.
Që marihuana të përdoret në mënyrë lokale dhe si trajtim potencial për probleme shëndetësore, hulumtuesit janë fokusuar në katër agjentët tjerë kanabinoidë: kanabidiol, kanabikromen, kanabigjerol dhe kanabinol (cannabinoids, cannabidiol, cannabichromene, cannabigerol, cannabinol).
Këta agjentë nuk e dehin përdoruesin, por krijojnë lehtësim nga gjendje të ndryshme mjekësore, përfshirë këtu edhe ekzemën dhe dermatitin.
“Është vrojtuar që një kohë që kanabinoidët përmbajnë cilësi anti-kruajtje, anti-inflamatore dhe anti-mikrobiale”, thuhet nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës (NEA).