Organizatorja e lojës së Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë.
Ajo të premten është zyrtarizuar te skuadra e hendbollit Silkeborg-Voel, që garon në elitën e Danimarkës përcjell klankosova.tv.
23-vjeçarja deri më tani ishte te Ringkobingu, që po ashtu luan në elitën e Danimarkës.
Por Silkeborgu është skuadër më e madhe, që vazhdimisht paraqitet në plejofin e Superligës daneze.
Hendbollistja kosovare për gjashtë vjet kishte luajtur për Ringkobingun.
Hajdari ka kohë që është edhe prej lidereve në Kombëtaren e Kosovës në hendboll.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.