Lajmet e fundit

Ish-prokurorja Maria Thuraja Bamieh, e ka fituar rastin me qeverinë britanike.
Thuraja - Bamieh gjatë kohës sa kishte shërbyer brenda këtij misioni në Kosovë, kishte sinjalizuar për korrupsionin në EULEX.
Për këtë shkak asaj i ishte shkëputur kontrata.
Ajo dhe ekzekutivi britanik kanë arritur një marrëveshje e cila kap vlerën e gjysmë milioni euro.
Kjo u bë e ditur nga juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.
"Sinjalizuesja Maria Thuraja Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike me të cilën ka arritur marrëveshje gjyqësore. Derisa punonte si prokurore në EULEX, ajo kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar. Asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm për shkak të sinjalizimit. Qeveria britanike do t'ia paguajë asaj gjysmë milioni euro"- tha Kusari.
Kusari tha se po punohet që ish-prokurorja e EULEX-it të të sillet në Kosovë dhe të i drejtohet mediave.
"Per te gjithe te interesuarit, jemi duke punu qe ta sjellim Marian ne Kosove per t'iu drejtuar mediave" - ajo.
Shkrimi i plotë: