Lajmet e fundit

Trajneri i Chelseas, Enzo Maresca, ka thënë se dy yjet e klubit, Cole Palmer dhe Estevao, do të mund të luajnë së bashku në një formacion.
Në mungesë të Palmerit, në pah ka dalë ylli brazilian duke dëshmuar cilësitë e tij, mirëpo tash Palmeri i është afruar rikthimit.
"Palmer dhe Estevao mund të luajnë së bashku, pa diskutim", ka thënë Maresca.
“Varet kundër cilit ekip dhe nga plani i lojës. Por sigurisht që ata, dhe tifozët, janë të entuziazmuar. Edhe ne jemi të entuziazmuar”.