Lajmet e fundit

Përpara sezonit të ardhshëm, Barcelona është e prirur të përpiqet të sjellë një mbrojtës të majtë për të ofruar konkurrencë shtesë në këtë pozicion.
Klubi është në kërkim të një lojtari për të luftuar me Jordi Alban për pozicionin titullar dhe ka disa emra që po konsiderohen nga drejtuesit sportiv të klubit.
Një prej tyre, sipas Fabrizio Romano, është Marcos Alonso i Chelseat, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
"Më shumë për Marcos Alonso. Ai është i respektueshëm për Chelsean, por prioriteti i tij është të kthehet në Spanjë këtë verë”.
“Barcelona tashmë ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta për të ditur qëllimet dhe çmimin e mundshëm. Ai është një kandidat serioz në mesin e opsioneve të 3/4 për mbrojtësin e ri të majtë të Barcelonës”.
Sa do tw kushtojw?
Një lëvizje për Marcos Alonso do të ishte një nga më të vështirat mes kandidatëve dhe gjithashtu do të ishte relativisht e shtrenjtë, gjë që e ndërlikon më tej ardhjen e tij të mundshme në Camp Nou.
Megjithatë, 31-vjeçari është një nga ata që janë në tavolinë për Barcelonën.
Një nga lojtarët e tjerë që Barcelona ka në sy për pozicionin e mbrojtësit të majtë është Nicolas Tagliafico i Ajax-it. Mbrojtësi argjentinas ka pranuar se ka kohë që është në kontakt me Barcelonën.
"Barcelona? E di që kishte interes - folën klubet - por marrëveshja ishte e komplikuar dhe nuk pati marrëveshje në janar. Mendoj se tani, në qershor, do të jetë më e lehtë", tha Tagliafico për TNT Sports.