Lajmet e fundit

Claudio Marchisio është shumë afër që të rikthehet pasi ka kaluar fazën e rehabilitimit pas lëndimit serioz në gju.
Italiani kishte pësuar një lëndim të rëndë në ligamente në fitoren kundër Palermos diku kah fundi i sezonit të kaluar.
Është vet futbollisti që ka treguar se është kthyer në stërvitje tash e disa ditë.
“Ndihem se jam formë të mirë.”
“Kam punuar shumë tërë verës për tu rikthyer dhe po bëjë më të mirën, kjo është pjesa më e mirë.”
“I jam ribashkuar bashkëlojtarëve, kam rifilluar stërvitjet me topin dhe mund të them se rikthimi është shumë pranë”, ka thënë Marchisio./Klan Kosova/