Lajmet e fundit
"Ai është lojtari më i mirë në botë. Kemi besim tek ai, si edhe tek të gjithë të tjerët. Jam i sigurt se ai do ta zgjasë ecurinë prej 12 ndeshjeve duke shënuar gol"

Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.
Të Bardhët barazuan në shtëpi ndaj Athletic Bilbao, duke iu shmangur humbjes në minutat e fundit, përmes një goli të asit portugez.
Dhe Marcelo beson se Ronaldo do ta vazhdojë ecurinë prej 12 ndeshjesh me radhë duke tundur rrjetat e kundërshtarëve.
"Ai është lojtari më i mirë në botë. Kemi besim tek ai, si edhe tek të gjithë të tjerët. Jam i sigurt se ai do ta zgjasë ecurinë prej 12 ndeshjeve duke shënuar gol".
Goli i Ronaldo të mërkurën mbrëma ishte i 22-ti i në 15 përballjet e fundit dhe me këtë ritëm ai mund të bëhet pretendent serioz për Këpucën e Artë.