Lajmet e fundit

Marcelo ka dhënë një intervistë të gjatë në Melbourne, aty ku skuadra po zhvillon parasezonin.
Ai mes tjerash ka folur për lëndimin e Cristiano Ronaldos, kthimin e Alvaro Moratas dhe mundësin që ai të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.
“E kam uruar Ronaldon e Pepen për triumfin në Euro 2016. Ishte paksa e dhimbshme lëndimi i Cristianos, por të gjithë shpresojmë se nuk është serioze dhe se ai do të luaj në finalen e Superkupës ndaj Sevillas”, është shprehur Marcelo.
“Të largohem nga Real Madridi? Vetëm nëse Reali më përzë”, tha duke qeshurMarcelo, i cili shtoi: “Dua të qëndrojë në Madrid deri në fund të karrierës, dua të vazhdojë të jetojë në Madrid”.
“Morata është një lojtar më i pjekur tani, besoj se do të na ndihmojë shumë gjatësezonit. Jemi të lumtur që e kemi këtu”, ka thënë më tej Marcelo.
“Të gjithë duam që Nacho të qëndrojë. E njoh atë që nga kur ishte e ri dhe vinte në stërvitje nga Castilla. Nacho na ndihmon shumë gjatë gjithë sezonit, si jashtë po ashtu edhe brenda fushës. Edhe ne edhe klubi duam që ai të qëndrojë”, ka shtuar Marcelo.
“Fitimi i dy ligave të Kampionëve në tre vite ishte e mrekullueshme, diçka që nuk mund të harrohet. Tani jemi duke u përgatitur sa më mirë që të nisim sezonin me trofe. Kemi Superkupën e Europës dhe më pas Kupën e Botës për Klube. Duamtë nisim mirë sezonin dhe të luftojmë për çdo titull. Përgatitjet po shkojnë mirë”, tha në fund braziliani.