Lajmet e fundit
Lajmi i fundit nga klubi Real Madrid ka të bëjë me renovimin e mbrojtësit të Real Madrid, Marcelo.

Ky është lajm shumë i mirë për skuadrën madrilene pasi braziliani në pozitën e tij është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe është i paprekshëm te kjo skuadër në pozitën e tij.
Ai është tash njëri nga lojtarët që i ka shërbyer më së gjati klubit.
Me largimin e mundshëm të Casillas dhe Ramos ka gjasa që edicionin e ri, Marcelo të bartë shiritin e kapitenit te Los Blancos.
Kontrata e re e lidhë atë më klubin deri në verën e vitit 2020.