Lajmet e fundit

Marcelo do të qëndrojë në "Santiago Bernabeu" pasi që trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka thënë që është lojtar i rëndësishëm për klubin.
Kështu së paku raporton mediumi britanik Daily Mail për brazilianin i cili këtë stinor nuk është aktivizuar shumë nga Julen Lopetegui, tashmë i shkarkuar.
Marcelo përflitej për një kalim te Juventusi, por si duket pas rikthimit të Zidane në krye të Mbretërve, ai me gjasë do të rrijë në Bernabeu.