Lajmet e fundit

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll, Real Madrid do të jetë e dobët në repartin defanziv kundër Atletico Madrid pasi në listën e të lënduarve hyri edhe mbrojtësi brazilian Marcelo, ka bërë të ditur vet skuadra madrilene, transmeton Klan Kosova.
‘Pas testeve të kryera sot nga ekipi mjekësor i Real Madridit, tek lojtari ynë Marcelo, kemi mësuar se ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në soleusin e këmbës së tij të djathtë’-shkruhet në një deklaratë të Real Madridit.
Derbi i kryeqytetit spanjoll do të zhvillohet të shtunën në Santiago Bernabeu, në ora 20:45