Lajmet e fundit

Marcelo i ka thënë Real Madridit se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
33-vjeçari nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re, dhe për këtë arsye do të bëhet lojtar i lire kur kontrata e tij të përfundojë në qershor 2022.
Marcelo po planifikon të kthehet në Brazil, me Fluminese që mendohet të jetë destinacioni i tij më i mundshëm, shkruan El Nacional, transmeton Klankosova.tv.
Braziliani me Real Madridin ka zhvilluar 530 ndeshje, teksa ka shënuar 38 gola dhe ka asistuar 101 të tjerë.