Lajmet e fundit
Mbrojtësi brazilian e pranon se skuadra luajti dobët ndaj Sporting Gijon, por thotë se trajneri është i duhuri për ta shtyrë skuadrën përpara.

Marcelo e ka quajtur Rafa Benitezin “njeriu i duhur për ta shtyrë skuadrën drejt sukseseve”.
Ish trajneri i Liverpoolit dhe Napolit në debutimin e tij në La Liga dështoi të marrë të tre pikët pasi u ndal në barazim nga Sporting Gijon, megjithë 27 gjuajtjet në portë që realizoi skuadra.
Marcelo e ka pranuar se skuadra duhet të punojë për t’u përmirësuar dhe mendon se Benitez është njeriu i duhur për të qenë në krye.
“Nuk jemi në formën më të mirë, por do të përmirësohemi. Ishte vetëm ndeshja e parë, kemi shumë të tjera në vijim”.
“Atmosfera në skuadër është e mirë. Benitez është trajner i shkëlqyer, shumë garues. Ai na flet shumë duke na treguar aspektet në të cilat duhet të përmiësohemi”.