Lajmet e fundit
Humbja e katalunasve është përcjellë me tituj tallës nga të përditshmet e ndryshme, përfshirë edhe ato të Madridit

Gazeta prestigjioze madridase Marca është tallur me eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve.
Në ballinën e saj të enjten ajo ka vendosur një fotografi nga fundi i ndeshjes kthyese mes Barcelonës dhe Juventusit, që përfundoi pa gola.
Sipër saj është shkruar "Sikur në varrim", që sipas saj paraqet atmosferën që ka mbretëruar tek gjiganti katalunas pasi u eliminua nga gara më elitare e futbollit europian për klube.