Lajmet e fundit

Gazeta e njohur sportive, Marca e ka shpallur futbollistin më të mirë për vitin 2015.
Është Lionel Messi i Barcelonës ai që ka marrë më së shumti vota nga lexuesit e kësaj të përditshmeje, gjithsejtë 7500.
Ai pas vetes ka lënë bashkëlojtarët e tij Suarez dhe Neymar. I katëri ka qenë Andres Iniesta dhe më pas Robert Lewandowski i Bayern Munich.
E në këtë votim, Cristiano Ronaldo ka zënë pozitën e tetë. Në top dhjetëshe kanë zënë vend edee Bravo, Busquets , Griezmann dhe Pogba, transmeton Klan Kosova.