Lajmet e fundit
Marca: Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu, pasi mendon se raportet e tij me drejtuesit e klubit janë të pandreqshme.

Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Real Madridi.
Zëvendëskapiteni nuk sheh rrugë tjetër përveç largimit, duke i dhënë kështu fund një karriere të shkëlqyer me ‘Los Blancos’. Ky nuk është vendim i marrë me nxitimi, por sipas burimeve të Marca është i menduar gjatë dhe i pakthyeshëm. Megjithëse mund të lë zemërthyer shumkë, Sergio Ramos ka vendosur të bëjë atë që vitin e kaluar ishte e pamendueshme: ti thotë lamtumirë Real Madridit.
Për Ramosin ky është vendim që lidhet me të ardhmen dhe aspak me paratë. Rritja e pagës mund të ketë qenë fillimi i gjithë kësaj, por jo më.
Muaj më parë lojtari dhe klubi patën mospajtimet fillestare gjatë negociatave për kontratën e re me qendërmbrojtësin. Të dy palët ishin barrikaduar në pozicione të veta dhe marrëveshja dukej e paarritshme. Diferenca në atë që Ramos kërkon dhe klubi është i gatshëm të ofrojë është kaq e madhe sa ndërtimi i urave për të kapërcyer këto dallime duket i pamundur.
Por, kjo më nuk ka vlerë, sepse Ramos më nuk interesohet për atë se çka do të ofrojnë drejtuesit e klubit. Ai mendon se mospajtimet e tij me Florentino Perez janë kaq të mëdha sa largimi i tij nga Madridi është rruga e vetme për të.
Për më shumë, Ramos e ka parë trajtimin që drejtuesit e klubit i kanë bërë kapitenit Iker Casillas dhe ai nuk do që e njëjta t’i ndodhë edhe atij. Ai ka vendosur: do të largohet.