Lajmet e fundit

Mediumi sportiv spanjoll, MARCA, e ka krahasuar yllin e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave me nënshtetësi suedeze, Kosovare Asllani e cila është pjese e Real Madridit me sulmuesin dhe yllin francez Karim Benzema.
Këtë krahasim, MARCA e bëri pasi Asllani i dribloi kundershtaret e saja në mënyrë të njëjtë sikur Benzema dribloi lojtarët e Atletico Madridit në finalën e Champions League.
Asllani ishte në dyshim për ndeshjen e Real Madridit në kategorinë e femrave përballë Manchester Cityt, por ia doli që të rikuperohet në kohë dhe e ndihmoi ekipin e saj që të bëjë histori.
Real Madridi në kategorinë e femrave merr pjesë për herë të parë në fazën e grupeve në Champions League.
https://twitter.com/marca/status/1435915930979164162