Lajmet e fundit

Uellsiani Bale nuk po kalon një moment të mirë në Madrid.
Marca shkruan sot se Bale mund të mos startojë në finalen e superkupës së Europës pasi vendin e tij pritet ta zërë Asensio ose Isco.
Marco Asensio shikohet si lojtari potencial për ta zëvendësuar uellsianin dhe emri i tij qëndron më favorit se Bale për të staruar, shkruan Albeu.
Ditën e djeshme Bale la stërvitjen pak para se të largohej i gjithë klubi. Uellsiani po ndiente dhimbje të gjurit, edhe sikur të jetë i gatshëm për superkupën Zidane po mendon se spanjolli 21-vjeçar duhet të jetë startues.