Nuk ka filluar në mënyrë më të mirë sezoni i ri për 8 herë kampionin e botës në sportin e Moto GP-së, Marc Marquez.
Spanjolli u përfshi në një aksident të fortë në garën hapëse të sezonit në Portugali duke u përplasur me motoristin Miguel Oliveira transmeton klankosova.tv.
Si pasoj Marquez pësoi frakturë në ashtin e gishtit të madh në dorën e djathë, kurse piloti tjetër mori tretman mjekësor.
Me tu kthyer në Spanjë, Marquez u desh që të futej në operacion në spitalin Ruber Internacional në Madrid.
Operacioni i udhëhequr nga Dr. Ignacio Roger de Ona përfundoi me shumë sukses duke e riparuar pjesën e frakturës.
Por ekipi Repsol Honda më pas e konfirmoi që Marquez nuk do të marr pjesë në garën Grand Prix të Argjentinës shkaku i kohës së nevojshme për rikuperim.
Teksa kurdo që kthehet spanjollin e pret edhe dënimi për incidentin në Portugali prej dy xhirove të zgjeruara.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.