Televizioni më i madh në vend, Klan Kosova, do të kujdeset që të ju sjellë çdo zhvillim në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Kjo do të mundësohet përmes një transmetimi maratonë që do të fillojë nga ora 06:30 dhe do të përfundojë pas mesnate.
Gjatë kësaj periudhe, Klan Kosova do të ju ofrojë edhe Exit Poll-in, i cili jepet pas mbylljes së vendvotimeve, në orën 19:00.
Do të jemi me qytetarët në secilën pjesë të vendit, qytet e fshat, prandaj ju ftojmë të qëndroni me ne më 9 shkurt për të mësuar çdo zhvillim, hap pas hapi.
https://youtu.be/5s3-MUkdlBM
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.