Maratona “Enkelana” ka si pjesë të saj jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët. Bebe nga mosha 6-24 muajshe për të dytin vit radhazi kanë realizuar “maratonën e bebeve”.
Ky është një aktivitet sportiv i cili ka në fokus vogëlushet dhe argëtimin e tyre.
Për tre net me radhë në qytetin liqenor të Pogradecit pati shfaqje për fëmijë, maskota, muzikë, ngjyrosje dhe garë për vend të parë në maratonë.
Për atleten rekordmene, Pavlina Evro, një aktivitet i tillë ka në fokus jo vetëm argëtimin e vogëlusheve, por edhe lidhjen e tyre me sportin.
Tre gara u zhvilluan mes vogëlusheve. “Këmbadorazi”, “Vrapoj vetë” dhe “Vrapoj shpejt” duke përcjellë emocione, të qeshura por edhe lot në radhët e fëmijëve dhe prindërve. Këta të fundit shprehen të emocionuar dhe shumë falënderues për një aktivitet të tillë.
Në fund, fituesit e disiplinave të maratonës u vlerësuan me trofe, një kujtim mjaft i bukur për të ardhmen e tyre si fitues të një Maratone të vërtetë bebesh. /A2Cnn
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.