Lajmet e fundit

Kanë kaluar 29 vite prej kur Diego Armando Maradona kishte shënuar golin “Dora e Zotit” kundër Anglisë në kampionatin botëror të futbollit.
Ali Bennaceur nga Tunizia ishte referi ia asaj ndeshjeje i cili nuk e pa lojën me dorë të Maradonas dhe e numëroi golin si të rregullt.
Këtë javë vet Maradona që tash ka mbushur 54 vite i ka bërë një vizitë të papritur tunizianit i cili tash është 71 vjeçar.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Maradonas në Facebook, ku thuhet: “ Këtë vikend vizitova në Tunizi Ali Bennaceur, referin e ndeshjes me Anglinë në vitin 1986 në Meksikë. Ishte një ribashkim shumë emocionues. Atij i dhurova fanellën e Argjentinës kurse ai mua më dha një pikturë të cilën e mbante në shtëpinë e tij. Me dedikim, shokut tim të përjetshëm Ali”.
Ndeshja Argjentinë – Angli kishte përfunduar me rezultatin 2:1, pra argjentinasit kishin shkuar tutje deri në fitimin e titullit, golat e kësaj përballjeje i kishte realizuar Maradona, përfshirë edhe golin e shekullit, transmeton Klan Kosova.