Lajmet e fundit
"Për mua, Mbappe është zbulimi i futbollit. Mendoj se ai mund t’i tejkalojë shumë të tjerë. Pse Reali s’e bleu? I thashë Florentino Perezit të nënshkruajë me të kur u takuam në FIFA. Por, më tha se 'ti e di që kam Cristiano’”

Diego Maradona ka thënë se Real Madrid nuk e transferoi Kylian Mbappen nga Monaco për shkak të Cristiano Ronaldo.
Legjenda argjentinase ka zbuluar se i ka rekomanduar presidentit të Los Blancos, Florentino Perez, që ta transferojë sulmuesin francez.
Por sipas tij, Perez ka refuzuar, për të mos krijuar pakënaqësi edhe më të mëdha tek Ronaldo, i cili disa herë ka thënë se mund të largohet nga klubi.
"Për mua, Mbappe është zbulimi i futbollit. Mendoj se ai mund t’i tejkalojë shumë të tjerë. Pse Reali s’e bleu? I thashë Florentino Perezit të nënshkruajë me të kur u takuam në FIFA. Por, më tha se 'ti e di që kam Cristiano’”.