Lajmet e fundit

Diego Maradona ka thënë se do ta padisë kompaninë prodhuese të videolojërave, Konami, për arsye se nuk i ka pëlqyer se si ia kanë shfrytëzuar imazhin në lojën e tyre Pro Evolution Soccer 2017 (PES 2017), shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ai shkroi në llogarinë e tij personale në Facebook në lidhje me këtë gjë:
“Kam dëgjuar dje se kompania japoneze Konami ka përdorur imazhin tim për lojën e tyre PES 2017”, tha Maradona.
“Fatkeqësisht, avokati im Matias Morla do të nisë të marrë masa ligjore. Shpresoj që ky të mos jetë një tjetër mashtrim”, shtoi legjenda e futbollit.