Lajmet e fundit

Legjenda e Argjentinës duket i gatshëm për një post menaxherial
Sipas ''TyC Sports'' dhe ''ESPN Mexico'' ish - futbollisti i njohur, Diego Maradona, është në bisedime për t’u bërë menaxher i ri i Dorados de Sinaloa.
Legjenda argjentinase ka fituar Kupën Botërore në Meksikë në vitin 1986, por kurrë nuk ka punuar në këtë vend, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se tani ai është i interesuar për një gjë të tillë, mirëpo nuk dihet se si do t’ia dal të shkëputet nga kontrata që ai e ka nënshkruar për të qenë kryetar i ekipit Dynamo Brest në Bjellorusi.