Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi mendon se Diego Maradona ishte lojtari më i mirë se Lionel Messi dhe beson se ylli i Barcelonës nuk e ka personalitetin e fort si legjenda e Argjentinës.
“Messi është lojtari më i mirë në botë tani, por atij i mungon personaliteti i Maradonës. Maradona ka mundur të luajë në çfarëdo ekipi. Ai bënte diferencën në Spanjë dhe në Itali”, tha Sacchi për La Nocion, njofton Klan Kosova.
“Maradona dhe Alfredo Di Stefano janë dy lojtarët më të mirë të Argjentinës të të gjitha kohërave. Të luaje kundër Maradonës ishte tepër vështirë – gjëja më e keqe që ka mundur të ndodhte. Kurrë nuk kam parë dikë si ai. Ai krijonte shumëçka nga asgjë”.
“Ne patëm luajtur njëherë kundër tij me Milanin dhe e patëm dominuar ndeshjen. Pastaj Diego mori topin, kalojë dy lojtarë dhe asistojë për Carecan, I cili shënoi dhe 1:0 për ta. Nuk e kam parë kurrë dikë të jetë aq vendimtar si ai”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.