Lajmet e fundit

Diego Maradona ka shprehur pikëllimin e tij pas vdekjes së Fidel Castro.
Asi argjentinas ka qëndruar për një kohë në Kubë, ku është trajtuar për të hequr vartësinë nga droga.
Maradona është takuar me Castro në disa raste, dhe ka shprehur admirimin e tij për liderin e revolucionit kubanez.
"Më telefonuan nga Buenos Aires dhe ishte shok i madh të mësoja se lideri i madh historik ka ndërruar jetë".
"Jam shumë i pëkëlluar, e kisha si baba të dytë".