Lajmet e fundit

Gjatë dekadave futbolli ka qenë pjesë e frymimit të Diego Maradonës çdo ditë.
Ka qenë pasioni i tij, me të cilin ai krenohej, shkruan Telegraph.
Për këtë arsye pas gjithë këtyre viteve futbolli ka ndryshuar nuk është më ai i njëjti madje as pasioni nuk është më i njëjti.
E gjithë kjo vie nga Sepp Blatter, udhëheqës i FIFA-s të cilin ai e ka shndërruar në një trup udhëheqës të korruptuar.
Sipas Maradonës, nën Sepp Blatter FIFA është bërë turpi i futbollit.
Blatter sipas tij është “njeriu i akullt”, për shkak të mungesës së inspirimit dhe pasionit të cilat janë zemra e futbollit.
“Nëse kjo është fytyra e vërtetë e futbollit, ne jemi në një situatë shumë të keqe”, shprehet Maradona, transmeton Klan Kosova.
Futbolli është një botë e shprehjes se forcës dhe emocionit dhe gjithmonë ka pasur problemet që e karakterizojnë, por kreu i FIFA-s nuk duhet të jetë njëri prej tyre.
Ai më tutje thotë se bashkëpunëtorët e Blatter kanë plaçkitur gjithçka për të cilat dihet, vetëm orenditë e zyrës nuk kanë informacione për shumat e vjedhura.
Ka pasur me qindra artikuj medial në humbjet masive financiare, keqmenaxhim dhe korrupsion.
“Na duhet një lider i ri dhe kreativ në FIFA, një udhëheqës i cili është hapur pë ride te reja dhe gjithëpërfshirëse”.
“Pse ne në mënyrë passive e pranojnë këtë korrupsion? Mjaft është mjaft”.
“ E duam lojën tonë të na kthehet”, shkruan Maradona. / klankosova.tv