Lajmet e fundit

Legjenda e futbollit, Diego Maradona ka thënë se dëshiron që të luftojë “mafian” brenda organizatës më të madhe të futbollit në botë.
“Kam për të luftuar mafian e cila është duke operuarbrenda FIFA-së. Kam për t’i luftuar ata të cilët për kohë të gjatë kanë vjedhur në FIFA” ka thënë Maradona për nëj television local, Channel Amerika.
I pyetur nëse do të kandidojë ose jo për President të FIFA-së, ai është përgjigjur: “Dua të jem pjesë e FIFA-së”.
Deklarata e tij lidhet me hetimet të cilat e kanë kapluar FIFA-në pas zgjedhjeve për president në këtë organizatë, transmeton Klan Kosova.