Lajmet e fundit
Legjenda argjentinase do të jetë ambasador i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, pas vendimit të marrë së fundmi

Legjenda argjentinase, Diego Maradona do të marrë postin e ambasadorit të FIFA.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 ishte një prej kritikëve më të ashpër të ish-presidentit Sepp Blatter, i cili u largua nga detyra pas skandalit të korrupsionit.
Maradona postoi një mesazh në Facebook, të shoqëruar nga një fotografi e tij me presidentin aktual, Gianni Infantino, duke thënë se po realizon një ëndërr të kaherëshme.
“Tashmë është zyrtare”, shkruante Maradona. “Më në fund mund të realizoj një prej ëndrrave të jetës: të punoj për një FIFA të pastër dhe transparente, përkrah njerëzve që realisht e duan futbollin. I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë sfidë të re”.