Lajmet e fundit
Ikona argjentinase ka goditur Tre Luanët pas humbjes turpëruese në Euro 2016 nga Anglia, duke insistuar se u mungon talenti dhe kanë merituar të humbin.

Diego Maradona ka thënë se Anglisë i mungon talenti dhe e ka merituar eliminimin nga Islanda në Europianin që po mbahet në Francë.
Në një nga humbjet më të tmerrshme për Anglinë, skuadra e drejtuar nga Roy Hodgson u mposht 2-1 nga Islanda në xhiron e eliminimit direkt.
Dhe kampioni i botës i vitit 1998 ka rezervuar kritika të mëdha për paraqitjen dhe aftësitë e Tre Luanëve.
"Ishte befasi duke mos qenë e tillë. Islanda u kualifikua tutje me plot meritë".
"Anglia vazhdo të mbivlerësohet, por i mungon talenti dhe forca e skuadrës".