Lajmet e fundit

Aleanca për Shqiptarët, i janë bashkuar koalicionit Fronti Evropian, që kryesohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Lidhur me këtë, në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur nënkryetari i ASh-së Elmi Aziri.
Sipas tij ASh-ja nuk është pjesë e skenës politike për të përfituar.
"Është pjesë e skenës politike që me kapacitetin e saj njerëzor, kombëtar dhe intelektual që të bëj të mundur që të përfitojnë shqiptarët në veçanti dhe shteti në tërësi", tha ai.
Aziri theksoi se asnjëherë pjesë e diskutimit në tavolinë nuk ka qenë ajo se çka përfiton subjekti që ai përfaqëson.
Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, dhe partitë e tjera në këtë koalicion, do të garojnë bashkë në zgjedhjet presidenciale të datës 24 prill dhe ato parlamentare të datës 8 maj.