Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 528 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 327 pacientë nga COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 208 mijë e 992 raste pozitive, janë shëruar 193 mijë e 72 pacientë nga COVID-19, kanë vdekur 7 mijë e 320 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 8 mijë e 600 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.