Janë shëruar edhe pesë persona nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Pacientët janë lëshuar nga Klinika Infektive pasi kanë rezultuar negativ në dy testet për Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar MInsitria e Shëndetësisë, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 35.
Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar edhe katër pacientë të prekur nga virusi, ndërsa për momentin në këtë Klinikë janë shtruar gjithsej 66 persona, prej të cilëve shtatë raste janë nën ventilim mekanik.
Në vendin tonë ka gjithsej 617 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 553 raste janë ende aktive.
Duke përfshirë edhe pacientin që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme rrugës drejt spitalit “8 Shtatori”, numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 29.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.