Një kosovar është ndaluar në Straçin të Kratovës në Maqedoni të Veriut për kontrabandim të mallrave.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se në veturën me targa të Kosovës që ishte duke e vozitur personi në fjalë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe mallrash të ndryshëm akcizë, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion dhe as të paguar taksa doganore.
Malli dhe vetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar zyrtarëve policorë në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj kosovarit do të ngrihet një kallëzim përkatës. /Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.