Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 10 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 16 pacientë nga virusi korona, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë marrë gjithsej 955 mijë e 617 mostra, teksa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 156 mijë e 86, numri i personave të shëruar është 150 mijë e 295, 5 mijë e 491 njerëz kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe 300 raste aktive me koronavirus.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.