Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se 13 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 469 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 375 pacientë, transmeton Klankosova.tv
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 208 mijë e 467 raste pozitive, janë shëruar 192 mijë e 745 pacientë nga COVID-19, kanë vdekur 7 mijë e 307 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 8 mijë e 415 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.