Lajmet e fundit

Gjatë takimit, Maqedonci njoftoi se u diskutua situata e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me KFOR-in.
“Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, tha ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.