Ndihmëstrajneri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në basketboll, Ljupco Malinkov, është emëruar trajner i ekipit të Vëllaznimit të Gjakovës.
Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit gjakovar, njofton Klan Kosova.
“Ljupco është mjaft i emocionuar dhe ka premtuar që do të punohet maksimalisht për të arritur qëllimet e klubit ‘Kuq e Zi’, ditëve në vijim do të zyrtarizojmë edhe përforcimet e radhës”, thuhet në njoftim.
Vëllaznimi këtë edicion do të garon në elitën e basketbollit kosovar, ku e pret një garë e fortë me rivalët në luftë për kreun e tabelës.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.