16.12.2022 · përditësuar para 1316 dite1 min lexim
Gjykata Speciale sot do të shpallë aktgjykimin lidhur me rastin e Salih Mustafës.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, i ka lexuar disa pika të ngritura në aktakuzë kundër Salih Mustafës të cilat i ka trajtuar veç e veç, njofton Klan Kosova.
Sipas saj, Mustafa është përgjegjës për vrasjen e një të dyshuari në kompleksin e BIA-s në Zllashë, duke vepruar ose mos vepruar.
Kujtojmë se BIA ka qenë një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Prishtinës, i cili është shpërbërë pas luftës në Kosovë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.