Lajmet e fundit
“Edhe nëse disi e bllokon, atje janë dhjetë tjerë që mund të të lëndojnë. Natyrisht Barcelona është diçka tjetër pa argjentinasit, por ne duhet të bëjmë më të mirën”, ka thënë Manolas për Il Giornale

Mbrojtësi i Roma, Kostas Manolas, është i vetëdijshëm se mënyrat për ta ndalur Lionel Messi janë të pakta dhe të vështira.
Roma do të përballet me Barcelonën të mërkurën mbrëma no Camp Nou dhe Giallorossët do të tentojnë të bëjnë gjithçka për të ndalur një nga lojtarët më të mirë në botë.
“Guardiola e kishte mirë kur ka thënë se nuk ka mënyrë për ta ndalur atë”, ka thënë Manolas për Il Giornale.
“Edhe nëse disi e bllokon, atje janë dhjetë tjerë që mund të të lëndojnë. Natyrisht Barcelona është diçka tjetër pa argjentinasit, por ne duhet të bëjmë më të mirën”.
“Ata nuk kanë më Neymar, por unë e admiroj Pique, ai është një mbrojtës elegant që luan me top në këmbë. Nuk është rastësi që ai është këtu tash e 10 vite”.
“E respektojmë Barcelonën, por jemi të vetëdijshëm për forcën tonë”.