Rreth 68 komisionerë nga komuna e Malishevës janë ftuar të intervistohen në polici nën dyshimin për falsifikim të rezultateve zgjedhore në këtë qytet.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po përcjell nga afër aksionin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, tha se një pjesë e komisionerëve veçse e kanë përfunduar intervistimin, transmeton Klankosova.tv.
Ajo bëri të ditur po ashtu se një pjesë tjetër e të ftuarve për intervistim nuk janë paraqitur, pasi mësohet se të njëjtit gjenden jashtë Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=oGXYRhiYfPk
https://klankosova.tv/50-komisionere-te-malisheves-perballe-policise-per-votat-e-dyshimta11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.