Lajmet e fundit

Sonte në "Edicionin Special" në Klan Kosova, i ftuar është avokati Arianit Koci.
Ai do të diskutojë mbi manipulimin me vota, sidomos në disa komuna të Kosovës ku vërehet një diferencë e madhe.
Çfarë thotë ligji për ata që nuk e respektuan?
Me sa vite mund të dënohen ata që kanë manipuluar me vota?
Çfarë dhe si duhet të veprojë prokuroria në këto raste?
Përveç kësaj, temë diskutimi do të jetë edhe situata e rënduar e furnizimit me energji elektrike në vend, ku do të pyetet nëse do të organizojë ndonjë protestë për këtë çështje.
Andaj, mos e humbisni intervistën me fillim nga ora 23:00 në Klan Kosova.